Ditën e djeshme Amarda Toska festoi ditëlindjen dhe sigurisht që urimet ishin të shumta për të. Megjithatë urimi më special duhet të jetë ai i Ermalit, sepse ka zgjedhur fjalët më të bukura për partneren e tij, që çdo grua do të donte t’i dëgjonte. Përkrah një fotografie shumë të ëmbël të të dyve, Ermali ka shkruar: “Ainshtaini ka thënë: ‘1 orë me 1 grua të bukur është baras me 1 min’. Jam i bekuar nga ty për këto 113.880 minuta që kemi kaluar së bashku. Gëzuar ditëlindjen Amarda Toska”. Çifti i njohur kanë rreth 13 vite bashkë dhe me kalimin e kohës duket se dashuria për njëri-tjetrin forcohet akoma dhe më shumë. Sot ata kanë ndërtuar dhe një familje të lumtur dhe janë prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias.
/RevistaWho/