“American Idol?! Eksperienca më e keqe e jetës time”

Mariah Carey i është bashkuar jurisë së American Idol që në vitin 2013, por kurrë nuk do të dëshironte t’i rikthehej asaj eksperience.
Gjatë një intervistë në një radio australiane, e pyetur nëse do të rikthehej për sezonin final, Carey është përgjigjur shumë shpejt.
“Kurrë. Ajo ka qenë eksperienca më e keqe e jetës time.”
Këngëtares i ka ngelur një shije e keqe nga ky emision që në sezonin e 12-të, kur ajo pati përplasje me anëtaren tjetër të jurisë, këngëtaren Nicki Minaj.
“Nuk besoj se producentët kanë patur qëllime të mira. Të vësh dy femra kundër njëra-tjetrës nuk është dicka e mirë. Emisioni duhet të ishte për konkurrentët dhe jo për një përplasje që as nuk ekzistonte në realitet dhe që u kthye në qesharake.”
Carey ka thënë gjithashtu se shfaqja ishte e mërzitshme dhe e sajuar.

Advertisement