Kendall Jenner dhe Lewis Hamilton drejt lidhjes

Pasi kanë shpenzuar një fundjave plot me aktivitete sëbashku në Cannes dhe Monaco, Kendall Jenner dhe Lewis Hamilton kanë mbresa të mira nga njëri – tjetri.
Kështu ka thënë një burim për US Weekly, pasi ka konfirmuar se Jenner dhe Hamilton vijojnë të mbajnë kontakt edhe pasi janë kthyer nga festa e një jave më parë.
Ata janë parë duke flirtuar pothuajse gjatë gjithë kohës.
Sipas një burimi, ylli britanik i Formula 1, ka folur pas Festivalit të Filmit në Cannes edhe me disa miq për Kendall Jenner.
Unë do të kisha shumë dëshirë të dilja me të. Ajo është shumë e lezetshme dhe inteligjente, mësohet të ketë thënë 30- vjeçari.
Sipas të njëjtit burim, Hamiltonin pas ndarjes nga Nicole Scherzinger, nuk e pengon asgjë për të krijuar një lidhje të re.

Advertisement