American Idol do të mbyllë transmetimin

American Idol do të përmbyllë transmetimet e tij pas përfundimit të sezonit të 15.
Sipas Fox, juria e përbërë prej Jennifer Lopez, Harry Connick Jr. dhe Keith Urban do të rikthehet për herë të fundit, në sezonin që më tepër do të jetë si festë e viteve të kaluara së bashku.
Megjithatë ende nuk dihet se sa episode do të transmetohen për sezonin që do të nisë transmetimet në Janar 2016.
American Idol ka hapur dyert e karrierës për shumë yje të muzikës.
Kelly Clarkson dhe Carrie Underwood si edhe Jennifer Hudson dhe Chris Daughtry e kanë nisur karrierën e tyre nga ky program.

Advertisement