Pas 17 sfilatëve për “Victoria’s Secret”, Alessandra Ambrosio i ka dhënë fund kontratës me kompaninë, por në sfilatën e fundit në Shanghai ajo shkëlqeu.
Gjatë qëndrimin në Kinë, modelet ranë dakord të organizonin një lojë duke iu përgjigjur disa pyetjeve interesante. Alessandra foli për miqësinë e saj me Neymar, por jo vetëm. “Do të doja të martohesha me Neymar”, u përgjigj modelja braziliane. Më pas ajo u pyet se kë do të donte të puthte dhe përgjigja ishte e menjëhershme: “Cristiano Ronaldo”.