Amber Rose shpërthen në lot për Wiz Khalifa dhe Kanye West

Amber Rose ka qarë në skenën e eventit të saj “SlutWalk” ndërkohë që fliste për ish-at e saj Wiz Khalifa dhe Kanye West.
“Ai publikoi atë këngë dhe unë u lëndova shumë sepse gjithcka kam bërë është që e kam dashur”, ka thënë Amber për 28-vjecarin Wiz.
“Unë e doja shumë dhe kam bërë edhe një djalë me të. U lëndova kur më tha se nuk jam gjë tjetër vec se një striptiste”, ka thënë Amber duke ju referuar këngës “For Everybody” ku rreperi këndon: “U dashurova me një striptiste, është qesharake sa shpejt më iku dashuria për të, ato nuk i kushtojnë rëndësi sido që të jetë…”
Ndërkaq ajo ka vijuar duke thënë: “Dua të fal edhe Kanye-n për ato që ka thënë për mua. Dua që i gjithë negativiteti të largohet prej meje.”
West kishte thënë gjatë një interviste radiofonike se “është shumë e vështirë për një femër të lidhet me dikë që ka patur të dashur Amber Rose… mu desh të bëja dush 30 herë para se të shkoja me Kim-in.”

Advertisement