Amber Heard kërkon divorcin nga Johnny Depp, mamaja e tij e urrente

Amber Heard ka nisur procedurat për tu divorcuar nga bashkëshorti i saj Johnny Depp, pas vetëm 15 muajsh martesë.
Aktorja 30-vjecare ka nisur procedurat të Hënën me pretendimin e mospërputhjes së karaktereve si dhe me pretendimin për të fituar një pension mbështetje nga bashkëshorti.
Ndërkohë 52-vjecari, i cili vlen 400 milionë dollarë dhe zotëron edhe një ishull privat në Bahamas, ka plotësuar kërkesën e tij duke kërkuar që të gjitha pretendimet e Heard të hidhen poshtë.
Sipas TMZ cifti nuk ka patur as marrëveshje paramartesore.
I njëjti burim tregon se aktori aktualisht është në zi për ndarjen nga jeta të mamasë së tij vetëm dy ditë më parë.
TMZ gjithashtu ka raportuar se marrëdhënia mes ciftit kishte nisur të prishej edhe për shkak të disa përplasjeve të ndodhura mes familjes së Depp dhe aktores Heard.
Burimet tregojnë se mamaja e ndjerë e aktorit e urrente Amber-in sepse besonte se ajo e trajtonte shumë keq dhe e shfrytëzonte për para dhe për të bërë karrierë aktorin.
Marrëdhënia u përkeqësuar më tej kur mamaja e Depp nisi të jetonte me ciftin, ndërkohë që sipas burimeve edhe ai edhe mamaja e tij mendonin se Heard përpiqej ti largonte nga njëri-tjetrin në mënyrë që të kishte vetë gjërat nën kontroll.

Advertisement