Ka përfunduar beteja ligjore mes Amber Heard dhe Johnny Depp me arritjen e një marrëveshjeje mes të dyve.
Marrëveshja është arritur jashtë gjykatës, vetëm një ditë para se cifti të zhvillonte seancën dëgjimore dhe tre ditë pas deponimit të Heard.
Sipas raportimeve të TMZ, aktori ka rënë dakort që t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 7 milionë dollarë.
Ndërkaq sipas E! seanca dëgjimore është anulluar dhe Heard i ka tërhequr akuzat e saj për dhunë.
Gjithashtu ata kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët: “Marrëdhënia jonë ka qënë shumë pasionante dhe ndonjëherë agresive, por gjithmonë ka patur dashuri. Asnjë prej palëve nuk ka bërë akuza false për përfitime financiare. Asnjëherë nuk ka qënë për qëllim dëmtimi as fizik dhe as emotiv.”
“Amberi i uron Johnny-t më të mirat në të ardhmen. Të ardhurat që do të marrë nga divorci ajo do i japë për bamirësi. Lidhur me këto cështje nuk do të ketë deklarata të tjera”, kanë thënë ata.