Ambasada Amerikane thirrje për Shqipërinë: Shqiponja në rrezik!

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të njëjtin simbol, atë të shqiponjës.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të shqiponjës ku bën me me dije se shqiponja është në rrezik në vendin tonë.

Advertisement

Në SHBA në 2007 shqiponja u hoq nga lista e shpendëve të kërcënuara, e sot nuk është në rrezik për zhdukje, por në Shqipëri ç’duhet të bëjmë, ngre pyetjen ambasada?!

“A e dini që shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara? Në Shtetet e Bashkuara, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim. Për fat të keq, shqiponja është në rrezik në Shqipëri. Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme? #WorldWildLifeDay”, shkruhet në Facebook.