Pas përfundimit të emisionit “Dancing With The Stars”, moderatoja Almeda Abazi është duke shijuar kohën e lirë në qytetin e saj të lindjes bashkë me bashkëshortin, Tolgahan.
Ditën e sotme bukuroshja 26-vjeçare ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, duke e shoqëruar me një shkrim vërtet emocionues. Çifti ka mbjellë një pemë dhe emrat e tyre janë vendosur pranë saj, në shenjë që dhurata për qytetin është bërë nga ata të dy.
“Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova femijerine time naive, kur te shoh ty trupin ma pershkrojne ndjesi te ndryshme kujtime te pafund.Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me nje fidan te cilin po e mbjell ne token tende te lodhur nga stuhira te ndryshme. Une u largova nga ti por pemen time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA. Faleminderit.”