Almeda Abazi në xhirimet e klipit për këngën e saj të parë me DJ-in e njohur

Prej kohësh është folur se përveç aktrimit, Almeda do t’i futet edhe muzikës.

Menjëherë sapo përfundoi pushimet me Tolgën dhe miqtë, bukuroshja 26-vjeçare është kthyer në Turqi dhe ditën e sotme ka nisur xhirimet për videklipin e këngës së saj të parë. Kënga do të jetë një bashkëpunim me DJ-in turk Burak Yeter, me të cilin shfaqet edhe në xhirimet e klipit.

Advertisement

Nga pamjet, Almeda shfaqet e veshur me të zeza dhe me flokë të kapura.

 

Më herët, krahas fotove ku paralajmëronte projektin e saj të rradhës ajo shkruante: “Le ta bëjmë këtë. Jam shumë e lumtur. Mezi po pres që t’ju tregoj mbi projektin që kemi punuar”.