Vizita e Alketa Vejsiut në ambietet e Mediaset u diskutua shumë, duke aluduar se ajo do të largohej nga Klan, por realiteti ishte shumë ndryshe.
Vetë moderatorja bëri një postim në rrjetet sociale ku njoftoi se vizita e saj lidhej më një program të ri televiziv, që do të vij në ekranin e Klan në muajin shkurt. Ndërkohë gjatë emisionit “Dance With Me” mbrëmë, Alketa sqaroi se programi i ri do të titullohet “Chi ha incastrato Peter Pan” dhe do të ketë në fokus fëmijë me aftësi ndryshe.
“Jam shumë e lumtur që në muajin shkurt do të nisim në Tv Klan një program të ri. Është një format shumë interesant, sepse ka në fokus fëmijë. Për më shumë, do t’ju lajmërojmë javën e ardhshme, kur do të shpallim edhe datën zyrtare kur do të nisin audicionet. Jo vetëm sepse në fokus janë fëmijë me aftësi jo të zakonshme, por edhe sepse pjesë e tij do të bëhen emra të njohur të fushave të rëndësishme, që do të “sfidohen” nga të vegjlit, pritet që edhe për sezonin e ri Tv Klan të sigurojë shikueshmërinë maksimale me prodhimet e reja”, ka thënë moderatorja.
“Chi ha incastrato Peter Pan” është një produksion televiziv mjaft i suksesshëm italian, prodhim i kompanisë së famshme Endemol, që është transmetuar në më shumë se 20 vende të botës. Në Itali ky program është transmetuar për 5 edicione në Canale 5, nën drejtimin e Paolo Bonolis e Luca Laurenti, (1999, 2000, 2009, 2010) dhe pas disa vitesh pushim, këtë vit u kthye sërish.