Para disa ditësh prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu publikoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej pranë ambienteve të “Mediaset”.
Kaq mjaftoi që komentuesit dhe mediat të aludonin se Alketa do të linte Klanin për Mediset. Por, në fakt, e vërteta është shumë ndryshe! Nëpërmjet një postimi të ri në rrjetet sociale, moderatorja sqaroi se nuk do të largohej nga as nga Shqipëria e as nga Klan, por ajo ndodhej atje për një projekt të ri që pritet të shfaqet në ekran rreth muajit shkurt.