Alicia Keys – “Tears Always Win”

Këngëtarja R&B Alicia Keys nuk ka shumë që ka publikuar videot për “New Day” dhe “Fire We Make”, por tashmë e ka gati lëvizjen e radhës. Artistja ka anonçuar se do të publikojë “Tears Always Win”. Kjo këngë është shkruar nga ajo vetë së bashku me Bruno Mars e Jeff Bhasker dhe vijon kështu publikimin e singëllave të albumit “Girl On Fire”. Ju kujtojmë se pikërisht ky album është renditur në vendin e parë të Billboard 200 që prej publikimit më Nëntor 2012.

Dëgjojeni singëllin e n’a thoni si ju duket?

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/De6W1c98cNM&showinfo=0&rel=0]