Alicia dhe 1 dhjetori

Sunday, December 7, 2025

Me rastin e 1 dhjetorit, Ditës Botërore të Luftës kundër Sida-s, këngëtarja amerikane ka lançuar iniciativën “Digital Sacrifice” që parashikon ndërprerjen e përkohshme të çdo lloj aktiviteti në Twitter-in dhe Facebook-un e Lady Gaga, Justin Timberlake dhe Usher. Objektivi është mbledhja e një milion dollarëve, pas mbledhjes së të cilës aktiviteti nëpër rrjetet sociale virtuale do të vazhdojë si normalisht. Artistë të tjerë që kanë përkrahur këtë iniciativë janë Elijah Wood, Jennifer Hudson dhe Serena Williams. Çdonjëri prej tyre ka xhiruar një video me titull “Tweet-i i fundit dhe testasmenti” që do të shfaqet së bashku me spotin publicitar të fushatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -