Albumi më i mirë i dekadës!

Saturday, December 6, 2025

Ylli i muzikës e ka bërë këtë deklaratë gjatë një koncerti në Poloni. Në një moment të koncertit Lady Gaga u surprizua nga qindar “monstra të vegjel” (kështu i quan fansat e saj) që mbanin nëpër duar letra me të shkruar “Born this way”, titulli i albumit të ardhshëm të artistes. E mallëngjyer nga kjo, Gaga shpertheu në lot dhe tha se do të realizonte albumin më të mirë të dekadës, i cili nuk do të ketë të bëjë fare me buzëkuqët, veshjet me gura, xixa apo me mish. “Do të jetë një disk që do të flasë për ato ç’ka n’a mbajnë zgjuar natën e për ato që n’a frikësojnë”,- ka thënë Gaga. Veç kësaj ajo ka rrëfyer se albumi do të ketë plot 20 këngë. Tani po që n’a bëri kuriozë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -