Albumi instiktiv i Kelly Clarkson

“Jam shumë krenare. Kemi punuar shumë, vërtetë shumë dhe është fantastike kur paguhesh për mundin. Unë kurrë nuk dua të bëj gjëra për të cilat nuk do të jem krenare për 10 apo 20 vitet e ardhshme. Dua të krijoj muzikë, dua të këndoj dhe për këto do të jem krenare. Nuk dua të bëj të njëjtat këngë. Nuk dëgjoj të tjerët, por dëgjoj vetëm krijimet e mia”,- ka thënë Kelly gjatë një interviste për MTV. Këngëtarja ka rrëfyer se gjithnjë ndjek një formulë bazë kur kompozon këngë të mundshme për albumin, por nuk ka frikë aspak të provojë gjëra të reja. “Gjithçka ka të bëjë me vazhdimin e formulës, por kjo nuk do të thotë që s’mund të provosh diçka të ndryshme. Unë kam prodhuar një këngë të albumit, ne bëjmë gjëra të ndryshme dhe formula bazë është variacioni. Nuk dua të bëj të njëjtën këngë dy herë. E urrej kur njerëzit e bëjnë një gjë të tillë”,- ka mbyllur rrëfimin Kelly Clarkson.

Advertisement