Albano Bogdo merr vendimin e papritur: Po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet…

Aktori i humorit Albano Bogdo ka marrë një vendim të papritur duke hequr dorë nga karriera e tij.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Bogdo përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku në InstaStory shkruan se do të tërhiqet përjetë nga televizioni.

Advertisement

“Duke ju falenderuar të gjithëve për komplimentat por edhe për vërejtjet gjatë këtyre 12 viteve, po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet,”-shkruan aktori.

Albano nuk ka dhënë asnjë arsye për vendimin e marrë dhe nese eshte i vertete ose jo.