Mbrëmjen e kaluar Alban Skënderaj ka surprizuar njërën nga fanset e tij më të zjarrta.
Këngëtari përjetoi emocione të forta kur vizitoi Sidorelën e paralizuar së bashku me këngëtarin Sidrit Bejlerin.
Kantautori i ka kushtuar disa fjalë vertëtë prekëse Sidorelës së bukur, të cilën e quan melodi dhe frymëzim.
“Sidorela! Ashtu siç ke emrin ke dhe shpirtin, melodi dhe frymezim! Faleminderit qe me tregove ashtu si motra jote Aisha qe forca e dashurise dhe miresise mposhte çdo te keqe dhe fiton mbi çdo pengese! Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, per kurajon, buzeqeshjen dhe shpirtin tend pastër.”,- ka shkruar ai në postimin në Instagram.