Alban Skënderaj e Miriam Cani bëhen prindër

Alban Skënderaj e Miriam Cani janë bërë prindër për herë të parë.

Albani e Miriami e kanë sjellë në jetë vajzën e tyre jashtë vendit, ku këngëtarja është vendosur prej javësh për të kaluar ditët e fundit të shtatzënisë.

Advertisement

“Ditën e lindjes së vajzës time e festojnë të gjithë shqiptarët! Nuk mund të isha një njeri më i lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit”.

Ka qenë kjo deklarata e Alban Skënderaj për ardhjen në jetë të vajzës së tij, e cila lindi sot më 28 nëntor, në ditën e festës kombëtare të shqiptarëve.