Alban Skënderaj deklaratë dashurie për Miriamin: Përgjithmonë

Çifti i këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj vijojnë të jenë një prej më të preferuarve të publikut shqiptar, ku lidhja e tyre komentohet gjerësisht në media.

Por pavarësisht se prej disa vitesh janë të lidhur dhe të fejuar, dashuria mes tyre nuk është zbehur aspak.
Kjo gjë është konfirmuar nga një deklaratë dashurie e Albanit për Miriamin, i cili në profilin e tij në Instagram ka postuar një fotografi ku ata shihen të përqafuar duke shkruar vetëm një fjalë “Përgjithmonë”.
Ka mjaftuar kaq për të shprehur atë që ndjen për partneren e tij dhe për të treguar se historia e tyre është përgjithmonë.

Advertisement