Dashi:  Ditë shumë inkurajuese nga pikëpamja profesionale: mund të ketë një lëvizje fituese të një ideje, projekti, apo propozimi që do t’i ketë shtigjet e hapura. Në mbrëmje lejojini vetes pak relaks: lini mënjanë të gjithë mendimet tuaja, fikni celularin dhe dedikojuni pasioneve tuaja. Një shëtitje në ajër të pastër do t’ju mbushë trupin dhe shpirtin.

Demi: Influencat gjallëruese të Venusit dhe Marsit do të ndihen. Përfitoni nga ky moment i favorshëm për të lëshuar propozime dhe iniciativa: Hëna tek Binjakët do t’ju japë fat dhe mjetet e nevojshme për të qenë fitimtarë. Atmosferë “speciale”, përfshirëse dhe e jashtëzakonshme ju pret në fushën sentimentale. Dhurata, surpriza për shumë prej jush.

Binjakët: është e vërtetë që Hëna kalon në shenjën tuaj, e po ashtu dhe se Marsi e Venusi janë kundër jush. Në punë psh. jeni duke i jetuar si një sfidë impenjimet që ju kërkohen, dhe kjo ju sjell pak stres dhe tension ekstra. Në dashuri, ditët që do të vijnë do t’ju sjellin të reja të bukura. Nëse sot ndjeni mungesën e stimujve mos u qani.

Gaforrja: Raportet njerëzore janë pak të tënsionuara, sidomos kur prekin argumente që për ju janë të shenjtë. Gjithsesi energjia për të afirmuar këndvështrimin tuaj nuk ju mungon. Me Hënën në shenjën para jush, ju leverdis të tërhiqeni nga skena mondane. Të pakënaqur nga raporti juaj në çift? Ndoshta nuk i keni thënë kurrë personit që dashuroni se sa i rëndësishëm është për ju.

Luani: Hëna tek Binjakët është një kontribut pozitiv në këtë ditë që parashikohet të jetë e qetë dhe e këndshme. Në punë do të tregoni grintë dhe do të jeni produktivë, tregohuni të sigurtë në kompetencat tuaja dhe mjetet që keni në dispozicion: rezultatet nuk do të mungojnë. Mbrëmje ideale për një bashkim me miqtë e vjetër por edhe për të sqaruar një keqkuptim idiot me partnerin.

Virgjëresha: Një qiell aspak pozitiv dhe një ditë që nuk ju gjen në humor të mirë.  Disa telashe profesionale do të ngatërrojnë programet tuaja. Kini besim dhe dorëzojuni duarve eksperte të një miku, pasi do t’a gjejë më mirë se ju zgjidhjen. Nëse keni ndërprerë aktivitetin fizik është momenti i duhur për të rifilluar: kujtoni gjithnjë shprehjen “mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”.

Peshorja: Ditë absolutisht e volitshme për aktivitetin tuaj profesional, falë bashkimit Diell-Mërkur. Kjo do të thotë: mundësi për të pasur ide origjinale, për të gjetur zgjidhje alternative, mënyra të reja për t’u shprehur me efikasitet maksimal. Mbrëmje e shkëlqyer për të gjithë ata që janë stabël dhe të lumtur në çift: do t’ju duket se ecni mbi re.

Akrepi: Fatmirësisht stuhitë nuk zgjasin kurë gjatë: prej 48 orësh jeni rinisur, keni nisur të ngjisni shpatin, duke ju përkulur plot respekt planetëve. Idetë dhe entuziazmi nuk ju mungojnë, por më mirë të ruani energjitë për të mos i harxhuar të gjitha që në fillim. Me minimumin e sforcos ju mund të zgjidhni një çështje, ndoshta të natyrës ekonomike që ju ka dhënë shqetësime.

Shigjetari: Me Hënën tek Binjakët, duhet të përgatiteni për ndonjë konfrontim me familjarë, kolegë apo komshinj. Kujdes shpërthimeve të inatit. Do të mjaftojë një gjë e vogël për të nxitur ndjeshmërinë tuaj duke shkaktuar qëndrime ekstreme. Përsa i përket dashurisë?  Duke konsideruar klimën e tanishme dhe nevojën për qetësi, ju këshillohet të plotësoni çdo dëshirë të partnerit.

Bricjapi: Kjo ditë mund t’ju ofrojë një mundësi të mirë për t’i lënë rrugë të lirë krijimit dhe fantazisë, por jini të kujdesshëm në aspektet praktike: mos fluturoni shumë lart dhe do të merrni atë që do t’ju dhurojë më tepër kënaqësi nga sa prisnit. Për të trajtuar një sëmundje të vjetër do t’ju duhet një terapi e re. Drejtohuni tek një ekspert terapist për këshilla.

Ujori: Hëna dhe Saturni të favorshëm në shenjën tuaj, janë një rezervë e mirë logjike, buonsensi pa lënë prapa dhe ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë. Do të keni intuitë të jashtëzakonshme. Një lajm i mirë totalisht i papritur mund t’ju vijë gjatë ditës. Jeni beqar? Përgatituni për takime të këndshme. Jeni stabël në çift? Një surprizë nga partneri do t’ju lërë gojëhapur.

Peshqit: Kalimi i Hënës tek Binjakët (për më tepër në kuadrat me Marsin) reflektohet në gjendjen tuaj shpirtërore. Konfuzë dhe të lodhur, i keni idetë e qarta, por nuk arrini të shpreheni. Rrezikoni të keqkuptoheni, ndaj më mirë evitoni diskutimet. Një e ftohur mund të vijë si rrjedhojë e pakujdesisë: duhet të bëni shumë kujdes me korentet e ajrit.