Ekzistenca e botës shtazore në Planetin Tokë është në një fazë delikate. Përgjatë gjithë historisë, ka patur 5 zhdukje masive të popullsisë së kafshëve. Tani jemi në prag të zhdukjes masive të gjashtë, dhe ¾ e kafshëve mund të zhduken.

Anthony Barosky i Universitetit të Stanford thotë: “E vetmja mënyrë se si mund ta ndalim këtë katastrofë, është të mendojmë për një moment se është fakt i kryer që ¾ e kafshëve janë të zhdukura”.

Advertisement

Kjo është hera e parë që dora e njeriut shkakton diçka të tillë. Disa lloje kafshësh janë duke u zhdukur me një shpejtësi 100 herë më të lartë se normalja.

Nëse katastrofa vijon me këto ritme, parashikohet që elefantët në Afrikë të zhduken brenda 20 viteve të ardhshme.

Orangutangët janë në prag të zhdukjes.

Por cilat janë shkaqet që po sjellin një katastrofë të tillë në botën shtazore?

Së pari, është ndryshimi i klimës. Djegia e karburanteve dhe prerja e pyjeve po e shkatërron planetin dita-ditës.

Koralet e oqeaneve po e vuajnë jashtëzakonisht këtë situatë, dhe po shkatërrohen nga rritja e temperaturave. Në 2050 ato do të shkatërrohen nëse vijohet me këto ritme.

Së dyti, agrikultura. 37% e planetit është kthyer në ferma.

Popullsia e botës është duke u rritur me shifra tepër të larta, sipas një raporti të Kombeev të Bashkuara, dhe kjo ka bërë që të priten pyjet dhe të shkatërrohet edhe bota e kafshëve bashkë me to.

Bletët gjithashtu po rrezikohen. 25% e tyre janë zhdukur për shkak të shkatërrimit të habitateve dhe përdorimit të pesticideve.

Së treti krimet mbi botën e kafshëve. Vrasja e kafshëve me metoda të paligjshme është një prej më fitimprurëseve, dhe llogaritet se shkon në 258 bilion $ në vit të ardhura për ata që vrasin kafshë.

Pangolinëve u përdoret lëkura, rinocerontëve u pritet briri, elefantëve u priten dhëmbët e gjatë,

Së katërti, ndotja. 9 milion ton mbetje plastike përfundojnë në oqeane çdo vit. Në 2050 oqeani do të ketë më tepër mbetje se peshq nëse vijohet me këto ritme. Thuajse të gjitha shpendët kanë mbetje plastike në bark. Llogaritet se numri i shpendëve ka rënë në 70% nga viti 1950 deri në vitin 2010.

Së pesti, sëmundjet. Më tepër të rrezikuar nga sëmundjet janë amfibët.

 

Por cilat janë zgjidhjet. Specialistët thonë se duhet kaluar shpejt nga përdorimi i lëndëve djegëse në burime energjie të pastra, siç është energjia diellore. Gjithashtu duhet një politikë globale që të ndalojë njëherë e mirë keqtrajtimin e planetit. Kemi mjetet, por nuk kemi kohë.

 

Përktheu për /Blitz.al/ nga CNN,  Elton Dono