Mbrëmja e “Golden Globe” nuk ka qenë dhe aq e shndritshme sa mendoni. Vëmendjen e mediave nuk e ka tërhequr vetëm shkëlqimi i trofeve të fituara, por dhe paraqitja e Lola Kirkes në tapetin e kuq të këtij eventi.
Motra e vogël e yllit Jimema Kirke ka pozuar para kamerave me një fustan rozë të zbehtë me lule të kombinuar me një bizhuteri të thjeshtë dhe me flokë të derdhur mbi supe. Deri këtu gjithçka është në rregull, por 26-vjeçarja nuk ka arritur të fshehë sqetullat e saj të padepiluara.
Kamerat kanë arritur të fokusojnë krahët e saj. Kjo nuk është hera e parë që ajo del në publik kështu. Aktorja ka pozuar në dhjetor të vitit 2015 për “Vanity Fair” duke treguar me krenari sqetullën e saj të padepiluar.