Aktorja e famshme amerikane (sidomos për telashet e saj), Lindsay Lohan prej kohësh frekuenton ishullin e Greqisë ku së fundmi 32-vjeçarja ka hapur në Mykonos klubin e saj me emër “Lohan Beach House”.
Një njërën nga mbrëmjet e organizuara në klubin e aktores, dy prej punonjëseve të vendit janë fotografuar të veshura njësoj, me fustane të bardha dhe sandale me takë, vetë se këto të fundit nuk ishin të së njejtit model.
Lindsay e ka vënë re këtë detaj nëpërmjet një postimi në Instagram dhe kaq ka mjaftuar që kjo e fundit t’u bëjë namin punonjëseve të saj: “Vishni këpucë të njejta ju lutem. Ose jeni të pushuara.”
Më pas dikush e pyeti nëse e kishte seriozisht këtë paralajmërim dhe ajo tha po.