Aktorja e famshme e viteve ’80 dhe ’90, Brigitte Nielsen, është bërë nënë për herë të pestë.
Në moshën 54-vjeçare ajo ka sjellë në jetë vogëlushen Frida.
“Jemi shumë të lumtur që vajza erdhi në jetën tonë. Ka qenë një rrugë e gjatë, por ia vlejti. S’jemi rrethuar kurrë kaq shumë me dashuri”, aktorja u shpreh për People.
Aktorja daneze, e shumëpërfolur për martesën e saj me Sylvester Stallonen- n, që prej 2006-ës është e martuar me producentin Mattia Dessi, 15 vite më të ri se ajo. Brigitte është nënë e 4 djemve, nga 3 martesat e mëparshme.
Nielsen është e njohur për rolet e saj në filmat si Red Sonja, Rocky IV, Cobra etj.