Të gjithë besojmë jeni në dijeni për famën dhe suksesin e aktorit Will Smith i cili është një prej aktorëve më të mirë të dekadës së fundit. Mirëpo, edhe pse filmat e Hollywood-it mund të duken një ëndërr e largët, ka nga ata të talentuar shqiptarë që arrijnë t’i prekin këto suksese.

Bëhet fjalë për aktorin me origjinë shkodrne, Marko Caka i cili ndonëse nuk është shumë i njohur në Shqipëri sepse është larguar shumë herët për të emigruar drejt Greqisë dhe më pas Amerikës, ka arritur të luajë role kryesore në filma mjaft të njohur. Ai ka luajtur pranë aktorëve si Steve Buscemi, Jim Belushi, Tom Hanks, Ben Affleck, Geaorge Clooney, etj.

Advertisement

Tani ka ardhur koha që Cakan ta shohim krahë Will Smith në një film që do të xhirohet së shpejti. Vetë aktori shqiptar e ka paralajmëruar këtë duke postuar një fotografi pranë yllit të kinemasë. Marko ka shkruar se vitin e ardhshëm do të nisin xhirimet dhe ai e Will do të jenë shumë pranë në rolet e tyre.