Pasi bëri të ditur se bashkëshortja e tij ishte në pritjen e ëmbël, Marin Orhanasi tashmë është bërë baba për herë të dytë.

“Edhe pak, djali i tretë. Shtëpia plot”, shkruajti ai në fotot ku shihej buzë detit me Dorinën dhe djalin e vogël. Me fjalët e përzgjedhura, Orhanasi zbuloi edhe gjininë e fëmijës që po vinte në jetë.

Advertisement

Mbrëmjen e djeshme, pritjes së ëmbël ardhi fundi. Familjes i është shtuar një tjetër vogëlush, për të cilin Dorina dhe Marini kanë menduar një emër shumë të veçantë: Ueis! “Mirëseerdhe bir. Zot, falemnderit që e përkëdhele përsëri familjen tonë”, ka shkruar aktori, ndërsa së bashku me djalin e madh shihen krah shtratit të Dorinës dhe Ueisit. Marini është shprehur shumë herë se dëshiron nje familje të madhe, ashtu siç meriton të mbushet shtëpia.