Aktori i “Friends” shtrohet me urgjencë në spital

Matthew Perry, aktori i famshëm për rolin e tij të Chandler në serialin e famshëm “Friends”, është operuar me urgjencë në Los Angeles për shkak të një problemi gastrointestinal.

Ndërhyrja ka shkuar shumë mirë dhe si ka thënë një burim për TMZ “është mirënjohës për shqetësimin e treguar ndaj tij dhe kërkon pak privatësi gjatë shërimit të tij”.

Për momentin, shkaqet që lidhen me operacionin dhe problemin shëndetësor nuk janë zbuluar, edhe pse Perry në të kaluarën ka luftuar kundër varësisë nga alkooli dhe substanca të tilla si metadoni, amfetamina dhe Vicodin (një qetësues i fuqishëm).

Edhe në vitin 1997, në periudhën e artë të “Friends”, ai kishte abuzuar me substanca dhe disa vite më vonë, duke i përshkuar ato momente, ai shpjegoi se kishte pak kujtime të filmimeve në tre sezone dhe se ai mori Vicodin në sasi të madhe për t’i rezistuar alkoolit.

Në vitin 2013, ai i tha ABC News: “Pija dhe merrja opiate, për një farë kohe mendoj se isha mjaft i mirë për ta fshehur, por në fund njerëzit e kuptuan… Është e frikshme kur e mendoj, isha i sëmurë”.

Prandaj, Perry ka përfunduar disa faza rehabilitimi, në vitin 2001 dhe 2015. Me kalimin e kohës ai është bërë simbol i luftës kundër varësive, duke u përpjekur të sensibilizojë ata që kanë pasur këto probleme.

Por në vitin 2015 ai u pranua në një qendër rehabilitimi në Phoenixi dhe rrëfeu: “Ju nuk mund të keni probleme të drogës për 30 vjet dhe pastaj të prisni t’i zgjidhni ato për 28 ditë. Të kthjellohesh është një nga gjërat më të vështira për t’u bërë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.