Çfarë gëzimi!
Raoul Bova do të bëhet baba për herë të katërt. E dashura spanjolle Rocio Munoz Morales është në pritje të fëmijës së dytë së bashku. E përjavshmja Chi e ka fotografuar ekskluzivisht, duke treguar barkun e artistes që është në muajin e pestë të shtatzënisë.
Rocio është fotografuar në një park në Madrid teksa luan me të voglën Luna, vajzën e lindur nga dashuria me Bova, dhe tregon format rrumbullake.
Morales dhe Bova janë lidhur në vitin 2013, pas fundit të martesës së aktorit me Chiara Giordano, me të cilën ka dy djem, Alessandro dhe Francesco.