Para disa ditësh, familja Beckham u nis për pushime në Kanda, për ski.

Por, mesa duket pushimet nuk kanë shkuar dhe aq mirë për ikonën e modës, Victoria Beckham, pasi është bërë pjesë e një incidenti gjatë kohës që po bënte ski.

Advertisement

43-vjeçarja është fotografuar në Londër, teksa në duar mbante edhe patericat, të cilat e ndihmonin të ecte pasi këmba e saj ishte e fashuar. Pavarësisht se e sëmurë, ish-anëtarja e grupit “Spice Girl”, duket se e ka të pamundur të qendrojë në shtëpi dhe të mos punojë.

E veshur me shumë stil, një bluzë të zezë dhe pantallona blu, Victoria u fotografua teksa ngjitej në makinë.