Nga Anduena Llabani
Më datë 15.11.2016, rreth orës 10:35, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi I. N., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Sipas informacioneve mendohet që viktima të jetë një punëtor i bashkisë që po punonte në këtë aks rrugor. Po kryhen veprimet për identifikimin e viktimës, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Blitz.al/