Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar sot listën me 44 portale online, të cilave u kërkon që të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.

AKEP i’u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kanë lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online:

Advertisement

Subjektet e regjistruara si portale online që duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt të faqes së tyre online janë:

AKEP, thotë se regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al

Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ditën e mërkurën, kryeministri Rama shkruante: “Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”.