Për Erion Veliajn vazhdimisht ishte e natyrshme pyetja “Kur do të bëhesh baba?”.
Në intervista të ndryshme, kryebashkiaku i Tiranës kishte nga një përgjigje të ndryshme. Vazhdimisht linte të besonim se do të ishte shumë e afërt dita që nga ata do të dëgjonim një lajm të bukur si pritja e një fëmije.
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, mund të jetë shtatzënë për herë të parë. Çifti ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u bërë me fëmijë dhe fare mirë ky mund të jetë momenti.
Ajola është parë me barkun e fryrë nga burime pranë Anabel dhe burime për Xing.al konfirmojnë të njëjtën gjë.
Pak javë më parë, “Në kurthin e Piter Pan”, Veliaj tha se ai dhe Ajola ia kanë lënë kohës fëmijët. Ndërsa në Ballon Vjeneze, Ajola veshi një fustan me detaje të zeza, që nuk tregonte shumë.
Na ngelet vetëm të presim një konfirmim të çiftit…