Britanikja ‘The Sun’ shkruan se shkak i ndarjes është bërë përkushtimi i madh i artistes për karrierën.
“Ajo është e verbër kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe dyshja i dhanë fund lidhjes përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan të varur nga puna, por ajo nuk planifikon të ngadalësojë për asgjë apo askënd”-thonë burime për këtë gazetë.
Dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar, teksa iu bashkua edhe vëllai i yllit, Gjin 17 vjeç.
“The Sun” ishte media e parë britanike që zbuloi lidhjen e dashurisë së Dua Lipës e cila po takohej me ish-partnerin e Rita Orës, të cilët u fotografuan duke u puthur në prapaskenë në Javën e Modës në Paris.