Zyrat e Agjencisë Ndërkombëtare të ndihmës “Save the Children” në Afganistan janë mësyrë nga persona të armatosur që përdorën bomba e hapën zjarr gjatë sulmit mbi kompleksin e ndodhur në Xhalalabad, ndërsa tani kanë hyre në ndërtesë.

Ngjarja është në zhvillim. Të paktën 11 persona janë lënduar gjatë episodit të dhunshem. Mësohet se përplasja e armatosur mes agresorëve dhe rojeve të sigurisë së kompleksit, vazhdon.

Advertisement

Burime në vendngjarje thonë se aty pranë është një shkollë fillore, dhe një grup fëmijësh janë parë të largohen me vrap me të nisur të shtënat. Mësymja nisi në 9.00 me orën lokale kur një kamikaz hodhi në erë një makinë të mbushur me eksploziv përpara portës kryesore, të cilën më pas njëri prej agresorëve e ka goditur edhe me granatë.

Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë e sulmit, por Xhalalabadi ndodhur në afërsi të kufirit me Pakistanin, shënjestrohet shpeshherë nga militantët talebanë dhe konsiderohet një fortesë e Shtetit Islamik, luftëtarët e të cilit janë aktivë atje që prej vitit 2015.