Afganistan – Komandanti i NATO-s jep dorëheqjen

Shkak u bë intervista që komandanti i forcave amerikane në Afganistan dha për revistën “Rolling Stone”, ku ka shprehur kritika ndaj administratës Obama. Shtëpia e Bardhë ka theksuar se presidenti Barack Obama ka reaguar “me zemërim” ndaj intervistës, me të cilën gjenerali ka bërë “një gabim të rëndë”. “Ka kryer një gabim të rëndë dhe ka treguar mungesë në gjykim”, ishte njoftimi i thatë i dhënë nga sekretari i Mbrojtjes Robert Gates. Gjenerali u detyrua që të kërkonte ndjesë publike, ndërsa në ëashington do të japë shpjegime direkte mbi intervistën e tij.

Advertisement