Dasma është vërtetë një nga momentet më te bukura të një çifti, por në të njëjtën organizimi i saj është dhe shumë stresues.

Personazhi publik që është në prag martese këto kohë është bukuroshja Aferdita Dreshaj, e cila pak kohë më parë mori propozimin nga partneri biznesmen Jakub Kindl. Por, ndërkohë që të gjithë presim dasmën, Afërditës mesa duket i ka filluar stresi. Dhe për këtë ka menduar mikesha e saj.

Advertisement

Ish Miss-i ka marrë dhuratë nga njëra prej mikeshave një tabletë antistres të cilën më pas Afërdita e ka postuar në Instastory duke e ndarë me ndjekësit. Bashkë me tabletën ka dhe një letër të vogël ku shkruhet: “Fute këtë në ujë kur planet e dasmës të të stresojnë”.

Miqtë e dinë gjithmonë çfarë na duhet!