Afër thyerjes së rekordit

Singëlli i tij i parë “I’m yours” mund të fiksojë një rekord të ri, pasi ka qëndruar në chartet amerikanë për 64 javë me radhë, duke ju afruar këngës që ka qëndruar më gjatë në klasifikime në të gjitha kohërat. Këtë javë kënga “I’m yours” renditet në vendin e 29-të në Billboard Hot 100 dhe duket sikur do të vazhdojë të qëndrojë edhe për ca kohë të tjera. Për momentin përpara Mraz gjenden Lean Rhimes – “How do I live” me 69 javë dhe Jewel – “Foolish Games/ You were meant for me” me 65 javë. Disa këngë të tjera që kanë qëndruar nëpër klasifikime për periudha të gjata kohore kanë qenë Carrie Underwood – “Before He Cheats”, Lifehouse – “You and Me” (62 javë), Los Del Rio – “Macarena” (60 javë).

Advertisement