Ata kanë anulluar turneun nëpër Europë, duke bërë që adhuruesit të protestojnë. Tashmë Blink-182 kanë rënë dakord për një afat të vetëimponuar për të sjellë një album të ri. Grupi ka deklaruar se janë të gatshëm të punojnë çdo ditë, duke përfshirë edhe fundjavat, në mënyrë që të përfundojnë sesionet e regjistrimit dhe albumi të jetë gati brenda 31 korrikut të ardhshëm. “Menduam se e kishim përfunduar, por vetëm një javë më parë, filluam të realizojmë këngë shumë të bukura, ndoshta më të mirat që kemi bërë ndonjëherë dhe që do ta bënin këtë album të veçantë. Të regjistrosh një disk është një punë që nuk mbaron kurrë. Duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të kënaqur veten me çfarëdo që ndodh”,- ka thënë i entuziazmuar kitaristi Tom DeLonge.
Afate shtrënguese
Tuesday, December 16, 2025
Previous article
RELATED ARTICLES


