Ditët e fundit në media është ngjallur debat për arrestimin e Ramush Haradinaj në Francë. Shumë njerëz nuk janë aspak dakort sepse mendojnë se kjo është një gjë e padrejtë.
Pjestarë të familjes Haradinaj kanë dhënë opinionet e tyre në media të ndryshme, por moderatori Adi Krasta ka vendosur të sjellë në ekranin e Top Channel, vetë bashkëshorten e Ramushit, Anita Haradinaj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Krasta ka njoftuar se në emisionin “E Diell” do të intervistojë Znj. Haradinaj.
“Sot në 15:38 fillon “E Diell”. Që n çastet e para do kem mundësinë dhe detyrimin profesional të intervistojë Anita Haradinajn”.- shkruan ai.
Pra, moderatori këtë intervistë përveç së gjithash tregon se e sheh si një detyrim kundrejt profesionit të tij.
Mbetet për tu parë se çfarë ka për të thënë Znj. Haradinaj përsa i përket arrestimit të bashkëshortit të saj.