Adelina Ismaili ditë më parë bëri bujë kur u shfaq para publikut në Gjilan duke bërë që fansat të interesoheshin menjëherë për mundësinë e rikthimit të saj në skenë.
Edhe pse mbështetja e publikut dhe duartrokitjet e bëjnë të ndihet mirë, këngëtarja është e vendosur për të ardhmen dhe duket se muzika nuk bën pjesë më në prioritetet e saj.
“Jo, jo… Tamam si këngëtare jo, kurrë më! Nuk besoj”, është përgjigjur Adelina për “Prive” kur është pyetur nëse do të rikthehet në industrinë muzikore.
“Do të kthehem, por në diçka tjetër. Në aktrim”, ka treguar ajo më tej. Adelina ka thënë se ka diçka konkrete sa i përket aktrimit, mirëpo nuk ka dhënë më shumë detaje. Edhe gjatë këtij prononcimi, ajo e ka bërë të qartë se prioritet i saj mbetet familja dhe djali Uliksi.
Natyrisht që vendimi i këngëtares për të mos u kthyer në muzikë do t’i zhgënjejë fansat e saj, por ata do ta kenë mundësinë ta shohin në një profesion tjetër.