Këngatarja Adele, kohët e fundit ka folur për një problem që e ka shoqëruar për shumë vite.
27-vjeçarja ka treguar së fundmi motivin se përse ka lënë cigaren. Arsyeja, që e ka shtyrë yllin e muzikës britanike për t’i dhënë fund, ka qenë pikërisht frika se mos ajo humbiste jetën si pasojë e duhanpirjes.
“Nëse do të vazhdoja të pija cigaren, me shumë mundësi do të vdisja nga ndonjë sëmundje e lidhur me duhanpirjen dhe kjo do të ishte diçka shumë e keqe. Nëse do të vdisja nga kanceri i mushkrive, do të ishte diçka që ia kishabërë vetes dhe nuk do të isha aspak krenare”, ka deklaruar ajo.
Adele, dikur pinte 25 cigare në ditë dhe në vitin 2011 iu desh të anullonte shfaqet e saj, sepse rrezikonte të humbiste zërin.
Pas operacionit doktorët i thanë, se do të humbiste zërin nëse vijonte të pinte cigaren.