Adele tani është 21

Artistja është gati të rikthehet me një album të ri, këtë herë të titulluar “21” që do të dalë në treg më 25 Janar 2011. Do të paraprihet nga singëlli ROLLING IN THE DEEP që do të fillojë të transmetohet prej 18 janarit. Kënga është shkruar e prodhuar nga vetë Adele dhe producenti britanik Paul Epworth dhe është përshkruar nga autorët si një këngë “e errët, disco, blues dhe gospel”. Pjesa ë e madhe e albumit është prodhuar në Malibu me legjendarin Rick Rubin (që ka punuar edhe me artistët Johnny Cash, Jay-Z, Red Hot Chilli Peppers) si dhe në Londër me Paul Epworth (që ka punuar dhe me Plan B, Bloc Party, Florence And The Machine). Për këtë disk të ri Adele është frymëzuar nga artistë si Wanda Jackson, Yvonne Fair, Andrew Bird, Mary J Blige, Mos Def, Elbow, Tom Waits e Kanye West.

Advertisement