Adele – Someone Like You

Kënga e shkruar nga Adele dhe Dan Wilson është mirëpritur pozitivisht nga kritikët e muzikës dhe është renditur në vendin e parë të UK Singles Chart, pas një performance shumë të mirë në BRIT AWARDS 2011. SOMEONE LIKE YOU është një baladë me piano që flet për një marrëdhënie dashurie të përfunduar. “Kur e kam shkruar këngën ndihesha shumë keq dhe shumë e vetmuar”,- ka thënë Adele. Kënga ka një performancë vokale shumë të fortë dhe është krahasuar edhe me këngën HOMETOWN GLORY nga albumi 19. Por si është pritur nga kritika kjo këngë? Është vlerësuar pozitivisht nga kritikët. Sipas BBC MUSIC: “SOMEONE LIKE YOU, vetëm vokal i shoqëruar me piano është vërtetë një gjë e bukur dhe e vendos dëgjuesin në ato momente kur ndihesh se je duke përjetuar një standart që i përket së ardhmes”. Për më tepër dëgjojeni këtë këngë të mrekullueshme të performuar në Brit Awards 2011. 

 

Advertisement

THE VIDEO