Adele bëri një nga paraqitjet e saj të rralla publike duke marrë pjesë në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone, ku tërhoqi vëmendjen me një bluzë në mbështetje të kampionit të botës në Formula 1 për vitin 2025, Lando Norris, dhe ekipit McLaren.
Këngëtarja 38-vjeçare e kompletoi pamjen me syze të mëdha dielli dhe një varëse delikate me mbishkrimin “Mummy”, ndërsa u pa mes shumë emrave të njohur që ndoqën garën në Silverstone.
Në pistë, Charles Leclerc arriti fitoren e tij të parë në Silverstone dhe të parën e sezonit, pas një gare dramatike që përfundoi nën makinën e sigurisë, shkruan DailyMail.
Më pas, FIA sqaroi se një njoftim i gabuar për tërheqjen e makinës së sigurisë ishte shkaktuar nga një problem në sistemin informatik.
Adele njihet prej kohësh si adhuruese e Formula 1. Vitin e kaluar ajo u pa në Çmimin e Madh të SHBA-së në Austin, ku pozoi me pilotët e Mercedesit, George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli.
Pak ditë më parë, në një intervistë të rrallë, artistja foli edhe për djalin e saj 13-vjeçar, Angelo, duke zbuluar se Formula 1 është bërë një pasion i përbashkët për të dy.
“Djali im është shumë i apasionuar pas kartingut dhe gjërave të tilla. Më pyeti për këtë disa vite më parë dhe i thashë: ‘Në rregull’. Nuk njoh shumë adoleshentë që kanë një pasion të tillë, ndaj përpiqem ta mbështes. Ai është i fiksuar, por jam bërë edhe unë”, u shpreh Adele.
Ajo shtoi se interesi i djalit e ka afruar edhe më shumë me këtë sport.
“Kur fëmija yt ka një interes, duhet ta mbështesësh. Mbi të gjitha, mendoj se është e rëndësishme të interesohesh edhe ti për atë që e bën të lumtur”, tha këngëtarja.




