Gjatë koncertit në Los Anxhelos, Adele ka thënë se i është kërkuar të bëhet pjesë e shfaqjes më të madhe Super Bowl Ll në Hjuston, Teksas, në shkurt 2017. Këngëtarja e ka refuzuar këtë kërkesë dhe u ka shpjeguar fansave të saj arsyen se pse nuk do të marrë pjesë. “Kjo shfaqje nuk ka lidhje me muzikën dhe unë nuk mund të vallëzoj. Ata ishin shumë të sjellshëm dhe më pyetën në qoftë se do të merrja pjesë, por përgjigjja ime ishte jo. Do të punoj për albumin tim të ardhshëm dhe për këtë arsye nuk dua të kem angazhime të tjera”, ka thënë ajo. Adele, përveç lajmit që nuk do të marrë pjesë në Super Bowl Ll, ka mohuar edhe lajmin për një shtatzëni të mundshme.