Adele qau pas “incidentit” në Grammy

Ndonëse nuk ishte në faji i saj, por i fonisë, incidenti në Grammy e ka mërzitur këngëtaren e famshme britanike Adele.

E ftuar në programin e famshëm amerikan “The Ellen DeGeneres Show” ajo tha se, duke qenë se është një njeri tepër emotiv, ishte trishtuar dhe kishte qarë gjatë gjithë ditës së nesërme.

Advertisement

“E kuptova menjëherë problemin dhe e dija ku ishte mikrofoni dhe doja të kthehesha e ta ngrija, por ngriva. Megjithatë, nuk mu duk sikur shkoi shumë keq”, tha 27-vjeçarja.

“Doja që t’i thoja të gjithëve se cili ishte problemi, sepse dukej se kishte shumë konfuzion. U ndjeva e sikletosur. U zgjova në mëngjes dhe të gjithë njerëzit ishin shumë të dashur dhe më thonin se s’kishte ndodhur asgjë dhe se më donin shumë, megjithatë prap u preka dhe kam qarë gjatë gjithë ditën.”