Adele konfirmon romancën e saj të re në Instagram

Adele ka zyrtarizuar (pa fjalë) lidhjen e saj me Rich Paul. Këngëtarja, u shfaq hapur në media sociale, duke postuar një fotografi me partnerin (për të cilin kishim kohë që dyshonim) në dasmën e yllit të LA Lakers, Anthony Davis.

Adele dukej e mrekullueshme me një fustan të zi, me mëngë të bardha të fryra. Ajo e ka përshkruar foton thjesht me një zemër të kuqe.

Advertisement

Muajin e kaluar, çifti u pa duke drekuar së bashku, ku rritën më shumë dyshimet se nuk ishte thjesht një miqësi…

Në korrik, një mik i tyre deklaroi se romanca ishte ‘e zakonshme’ dhe ata nuk kishin një lidhje serioze.