Adele fiton sërish dhe ngre gishtin e mesit

Adele ka rrëmbyer çmimet më të rëndësishëm. Fitues të mbrëmjes ishin edhe Blur, Coldplay, Foo Fighters e Lana Del Rey. Ceremonia është zhvilluar të martën në mbrëmje dhe Kylie Minogue e George Michael i kanë dorëzuar çmimet Adele, e cila fitoi në kategoritë: Interpretuesja më e mirë Femër dhe Albumi më i Mirë i Vitit për atë me titull “21”. Gjatë mbrëmjes ka pasur edhe një moment jo të këndshëm për artisten. Ajo u ndërpre nga prezantuesi gjatë momentit kur po bënte falenderimet për çmimet e fituara, për t’i dhënë hapësirë BLUR që morrën çmimin e Karrierës. Adele nuk e pëlqeu aspak këtë xhest e pasi performoi live "Rolling In The Deep", ka ngritur gishtin e mesit. Më pas artistja ka kërkuar ndjesë për xhestin dhe ka shpeguar se nuk i ish drejtuar aspak fansave. Ndërkohë Foo Fighters fituar në kategorinë Grupi më i Mirë Ndërkombëtar dhe Coldplay si Grupi më i Dashur në Britani. Artisti më i Mirë Mashkull u shpall Ed Sheeran që fitoi edhe në kategorinë Zbulimi i Vitit. Sukses i madh edhe për Lana Del Rey që u vlerësua me çmimin e Zbulimi më i Mirë Ndërkombëtar. Fituan edhe Rihanna e Bruno Mars si Artistët më të Mirë Internacional Femër dhe Mashkull. Më poshtë mund të lexoni listën e plotë të fituesve të kësaj ceremonie si dhe të shijoni disa nga performancat e mbrëmjes.

Lista e plotë e fituesve:

Advertisement

British Male Solo Artist: Ed Sheeran

British Female Solo Artist: Adele

British Breakthrough Act: Ed Sheeran

British Group: Coldplay

British Single: One Direction – "What Makes You Beautiful"

MasterCard British Album of the Year: Adele – "21"

International Male Solo Artist: Bruno Mars

International Female Solo Artist: Rihanna

International Group: Foo Fighters

International Breakthrough Act: Lana Del Rey

Outstanding Contribution to Music: Blur

Critics Choice: Emeli Sandé


Rihanna – "We Found Love"

 

Adele – "Rolling in the Deep"

Coldplay – "Charlie Brown"

Florence + The Machine – "No Light, No Light"